Surprise Me!

Basha: Monopoli i basteve ne duart e Rames

2018-10-18 1 Dailymotion

Kreu i Partisë Demokratike ka qenë në studion e Opinion përballë një paneli gazetaresh për të folur për disa nga zhvillimet më të fundit në vend.

Basha mohoi t?i ketë kërkuar pushtetin në tavoline kryeministrit Rama, duke deklaruar se nuk ka për të patur asnjë lloj negociate dhe asnjë lloj marrëveshjeje parazgjedhore me Edi Ramën.

Kreu i opozitës denoncoi ligjin e ri që pritet të miratojë mazhoranca, sepse sipas tij, do t?i monopolizoje paratë e kumarit në duart e njerëzve pranë kryeministrit.

?A deklaroi 4 vite më parë fundin e marrëzisë? Sa ishin atëherë me statistika. Ishin 840. Sa janë tani? 4200.  Kush janë aksionerët kryesorë? njerëzit e lidhur me pushtetin. E keni parë ligjin? Po jepet monopoli një kompanie online që qartësisht është në duart e Edi Ramës, të Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos. Vërtetimin për këtë ne e kemi treguar si opozitë. Personat e lidhur me këtë koncension dhe kontratë, zinxhiri i personave të çon tek personat e lidhur me kryeministrin. E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet përpara me atë personin që u vra tek Tirana e Re, po ndodh sot. Një ndër aksionerët kryesorë të Apex, njeri shumë i afërt i Edi Ramës ka shitur 4 muaj më parë aksionet e Apex-it austriakëve. Pse them i afërt i Edi Ramës? Çuditërisht ky njeri po merr lejen e ndërtimit tek Sahati dhe po ia merr ish mikut të Edi Ramës, Ilir Matës, dhe ka marrë dy kulla në qendër të bllokut?, tha Basha.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon