Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora 10: 34 - Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevl?t Çavu?o?l? dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ndodhen në një konferencë për median.

Turqia premton ngritjen e shkollave të reja në Shqipëri ndërsa kërkon mbylljen e institucioneve antiturke në Shqipëri.

Mevl?t Çavu?o?l?: "Do të ngremë shkolla të reja në Shqipëri, do të ngremë nivelin e arsimit në Shqipëri. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria por dhe nga rajoni. Mbështesim kandidaturën e Shqipërisë në OSBE.

Presim që të mbyllen institucionet antiturke në Shqipëri. Kjo është pritshmëri e jona. Është një kërcënim tepër serioz për Shqipërinë, ata mund të bëjnë çdo gjë.

Duhet eliminimi i veprimtarisë kundër Turqisë që zhvillohet këtu. Ne gjithmonë kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptarë. Gjithashtu janë dhe persona për të cilët kërkojmë ekstradimin e tyre. E kemi bërë dhe zyrtarisht, gjithcka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi paraqitur dokumentet përkatëse dhe presim të realizohen.avu?o?l? nis takimet në Tiranë me përqafim të ngrohtë me Bushatin

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevl?t Çavu?o?l? nisi takimet me zyrtarët e lartë të shtetit sot në Tiranë.

Pritja e parë u bë në Ministrinë e Jashtme nga homologu, Ditmir Bushati.

Në përfundim të takimit, ora 10:35, të dy ministrat, Bushati dhe Çavu?o?l? do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë qëndrimit do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi

Kryediplomati turk ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme, dhe gjatë një takimi me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri ? Turqi (ATTSO), u shpreh se me kryeministrin Rama kishte marrëdhënie shumë të ngushta

"Për marrëdhëniet ekonomike do të punojmë vazhdimisht. Kemi marrëdhënie shumë të ngushta me kryeministrin e Shqipërisë dhe do të hedhim hapa të rëndësishëm për zhvillimin e projekteve të ndryshme. Kemi krijuar mekanizma të ndryshëm për ekonominë. Kemi besimin së marrëdhëniet ekonomike dypalëshe do të kenë një rritje?, tha ministri Cavusoglu.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/cavusoglu-nis-takimet-ne-tirane-me-perqafim-te-ngrohte-me-bushatin