Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti paraditen e së premtes (19 tetor) në qendër Gur i Zi në Shkodër.

Njac Rroku, i cili po udhëtonte me çiklomotor është përplasur nga një automjet në rrugë rreth orës 09:50.

"Rroku është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, por më pas ka ndërruar jetë,"-raporton policia.

Drejtuesi i mjetit tip Volkswagen, me iniciale A.D., pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-makina-perplas-vdekje-65-vjecarin