Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Është një material i kopjuar % nga një tekst i huaj. Përveç plagjiaturës aty ka dhe probleme të tjera, nuk i ngjan një artikulli shkencor".

Dy ditë pas kësaj deklarate, por edhe pas paralajmërimit në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Ora News, zëvendësministri i Arsimit Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen.

Largimi i tij vjen pas denoncimit të studiuesit, Taulant Muka, i cili publikoi dy raste plagjiature të zyrtarit.

Në rastin e parë me deputeten socialiste Blerina Gjylameti, dhe në dytin i përfshirë edhe zëvendës/Rektori i Universitetit të Tiranës, Bernard Dosti.

Arsyet e dorëheqjes Demo i sqaron përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale ku thotë se ka qenë në qendër të baltës politike edhe pse në fakt denoncimet kanë qenë të bazuara në fakte.

Demo: ?Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka disa muaj që po përgatit fillimin e ?Verifikimit të kritereve të ligjshmërisë? (VKL) për të gjithë titujt dhe gradat e akorduara nga IAL-të në vend, gjatë 10 viteve të fundit.Nuk do të dëshiroja kurrë që në pozicionin e zëvendësministrit, të isha une vetë arsyeja për ta paragjykuar këtë element kaq të rëndësishëm të reformës sonë rrënjësore?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plagjiatura-jep-doreheqjen-zv-ministri-i-arsimit-ervin-demo