Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme simbolikën e yllit të zi në kravatën e kryeministrit Edi Rama ndërsa ishte i ftuar në emisionin "Dritare" me Rudina Xhungën.

Myftaraj: Shfaqja publikisht e kryeministrit Edi Rama me një kravatë në mes të cilës ishte një yll i zi bëri lajm vetëm atë ditë dhe tashmë është harruar, duke u arkivuar në arkivin e medias shqiptare si lajm i llojit të ekstravagancave që bën Kryeministri që kur hyri në politikë 20 vite më parë.

Rama tashmë është një politikan me përvojë, 20 vite në politikë, dhe një pjesë të madhe të kësaj kohe e ka kaluar në pushtet si Ministër, kryeministër, si kryetar i bashkisë më të madhe të vendit.

Nuk është një njeri që i përdor simbolet ashtu kot. Ai edhe argëtohet duke përdorur këto simbolika, por argëtimi nuk është qëllimi i tij në këtë rast.

Nuk duhet harruar se kryeministri Rama para se të hynte në politikë por edhe pas saj, ka pasur lidhje dhe mbështetje të fuqishme nga Fonadacioni Soros.

Sorosi është akuzuar se ka ndërtuar një lloj rrjeti llozhash sekrete, të cilat u shndërruan në qendra të fuqisë okulte të fshehtë në vende të ndryshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-llozha-sekrete-e-yllit-qe-sundon-shqiperine