Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aktivisti i shoqërisë civile Besjan Pesha i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News tha se qeveria duhet ta mbyllë plotësisht aktivitetin e basteve edhe online, në të kundërt sipas tij, po transferohet i gjithë kapitalit dhe një kompani të vetme. Gazetari Fatos Çoçoli tha se lojërat e fatit janë tatuar më pak se ushqimet.

Pjesë nga biseda:

Çoçoli: Ju lejuat që një aktivitet shumë fitimprurës, ta tatonit më pak se ushqimet. 15% që i lejuar me ndryshimin e ligjit. Mos më thuaj mea-culpa

Pesha: Ne kemi dyshime të arsyeshme bazuar në mënyrën se si qeveria vepron, është thjesht trasnferim kapitali nga kompanitë aktuale tek një kompani off-shore. Për këtë arsye e kemi sprovuar Parlamentin dhe zt.Braçe që të tregohen të sinqertë përpara shqiptarëve, atëherë të eliminojnë edhe bastet online, që të na bindin që nuk është një aferë korruptive.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cocoli-lojerat-e-fatit-u-tatuan-me-pak-se-ushqimet-pesha-te-mbyllen-edhe-ato-online