Surprise Me!

Ora News - Idrizi: Jemi në emergjencë kombëtare, Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

2018-10-20 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i bën thirrje presidentit Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pasi vendi është në emergjencë kombëtare.

Kjo thirrje bëhet një ditë pasi mediat greke shkruajtën se ministria e Jashtme greke kishte financuar mediat shqiptare dhe maqedonase me fond sekret.

Sot jemi në një emergjencë kombëtare e akuza të rënda për tradhëti kombëtare. Në këto kushte i kërkojmë presidentit të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare të vërë në lëvizje të gjithë agjencitë ligjzbatuese për të hetuar e vënë prapa dyerve të qelisë ata që kanë marra para, sepse vetëm në një muaj janë dhënë mbi 1 milionë euro, por në shumë vite sa është kjo shumë. I kërkojmë urgjentisht prokurorisë së përgjithshme të hetojë portalet, gazetat , televizionet, biznesmenët, OJQ-të që janë financuar nga fondet e zeza sekrete, të ministrisë së Jashtme greke, të ministrisë së Mbrojtjes dhe të shërbimeve sekrete greke. Ku janë investuar? Me çfarë çmimesh? Cilët janë qëndrimet e mbajtura nga këto media? Cilët persona janë të implikuar personalisht në këtë operacion?

Mësohet Prokuroria e Athinës ka urdhëruar fillimin e hetimeve pas publikimit se fonde sekrete të ministrisë së Jashtme janë përdorur për të financuar media në Shqipëri dhe Maqedoni.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/idrizi-jemi-ne-emergjence-kombetare-meta-te-mbledhe-keshillin-e-sigurise

Buy Now on CodeCanyon