Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U çel sot në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri dhe në praninë e Kryeministrit Rama dhe miqve europianë, ekspozita e Marc Chagall nën titullin ?Graviteti Magjik?.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryeministri Rama vlerësoi kuratorët e kësaj ekspozite të cilët bënë të pamundurën për të sjellë Marc Chagall në Shqipëri dhe ia dolën me sukses.

?Është mjaft frymëzuese dhe në të njëjtën kohë mendoj se është mbresëlënëse që të kemi këtë koleksion të këtyre kryeveprave në këtë vend, në Tiranë, në Shqipëri?, - tha Kryeministri Rama.

Në praninë e artistëve, politikanëve dhe ambasadorëve të vendeve mike europiane, në fjalën e tij Kryeministri duke folur për vështirësitë e Marc Chagall, për te cilin ?nuk ishte e lehtë, pasi qe e vështirë që ta donin edhe pse i kushtoi jetën dashurisë dhe besonte fort se dashuria është thelbi i harmonisë në art dhe kudo?, bëri një analogji me përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit: ?Ne do të këmbëngulim dhe në fund dashuria do të mbizotërojë?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/celet-ne-cod-ekspozita-e-marc-chagall-graviteti-magjik