Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

10 mijë qytetarë kërkuan ndihmën e mjekëve gjatë verës në Sarandë. Drejtues të spitalit thonë se fluksi ka qenë i lartë për shkak edhe të vizitorëve të huaj.

Urgjenca e spitalit "Stefan Mekshi"në Sarandë është përballur me një fluks të lartë pacientësh gjatë stinës së verës.

Rreth 10 mijë pacientë për shkak të probleme të ndryshme janë detyruar të kërkojnë ndihmën e mjekëve.

Tajar Lako: 15 qershor-15 shtator, urgjencat për të rritur kanë qenë rreth 6200, ndfërsa pediatrike rreth 4500.

Drejtori, Tajar Lako, thotë se spitali i Sarandës është bërë i pari spital në Shqipëri që ka një helikodrom të tijin.

Ndërkohë prej një jave në Sarandë është në funksion të qytetarëve edhe materniteti i ri pas amortizimit të godinës së vjetër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/urgjenca-sarande-priti-10-mije-paciente-gjate-veres