Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas kërkesës drejtuar Presidentit Meta për të mbledhur Këshillin e Sigurisë për skandalin e financimit të portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri nga shteti grek, kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim kërkon edhe nga Prokuroria e Përgjithshme të vihet në lëvizje.

I ftuar në Ora News, Shpëtim Idrizi, tha se organi i akuzës e ka për detyrë të gjurmojë se ku kanë shkuar ato para, 1 milion euro të dhëna vetëm gjatë muajit tetor.

Idrizi: Ky është një skandal shumë i madh. Greqia zyrtare prej shumë vitesh ka blerë një pjesë të mediave, opinionistëve, biznesit, OJQ-ve. Ka dalë që vetëm gjatë muajit tetor janë dhënë 1 milion euro dhe mos më thuaj se është pjesë e relativizimit që 1 milion euro i paska marrë një portal që nuk ja di njeri emrin në Shqipëri.

Është shumë më e gjerë. Fakti që prokuroria ka hapur hetim pikërisht për nxjerrjen e sekretit shtetëror dhe fakti që Tsipras dje nuk e përgenjështroi lajmin por tha ne jemi munduar që ta disiplinojmë fondin sekret të Ministrisë së Jashme, fondin sekret të Ministrisë së Brendshme dhe fondin sekret të Shërbimeve Sekrete.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fondet-sekrete-greke-ne-shqiperi-idrizi-1-mln-euro-tetorin-si-shkuan-nje-portali-pa-emer