Surprise Me!

Ora News - Forcat Speciale festojnë 20-vjetorin, Xhaçka: Aset kombëtar, do të modernizohet

2018-10-21 4 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Batalioni i Forcave Speciale shqiptare nuk ka qenë kurrë më i bukur e më festiv se sa në ditën e 20-vjetorit të krijimit, e cila u shndërrua në festë, ku morën pjesë edhe familjarët e pjesëtarëve të këtij batalioni.

Për të festuar 2 dekada histori e angazhime të njësisë elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vlerësoi maksimalisht kontributin 20-vjeçar të Forcave Speciale.

?Përgjatë 20 vjetëve, Forcat tona Speciale ia kanë dalë me sukses të pasurojnë CV-në e tyre me një gjeografi dhe shumëllojshmëri angazhimesh, operacionesh, në vende me rrezikshmëri të lartë, dhe të jenë trupa më elitare e Forcave tona të Armatosura.

Kjo trupë është një aset kombëtar dhe këta djem janë krenaria e Forcave tona të Armatosura, krenaria e vendit tonë, krenaria e secilit prej nesh. Janë heronj të heshtur për të cilët flet vetë historia.

Falë tyre flamuri ynë është valëvitur krenar, përkrah flamujve të aleatëve tanë, në teatrot më të vështira të operacioneve, që nga Mosuli i largët deri tek Kandahari i frikshëm", u shpreh ministrja Xhaçka.

Zonja Xhaçka nuk la pa përmendur kontributin e ish-pjesëtarëve të këtij batalioni, që siç tha ajo, ?përkushtimi, profesionalizmi dhe idealizmi i tyre shërbejnë si frymëzim për brezat që vijnë.?

Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes vlerësoi edhe rolin e veçantë dhe të pazëvendësueshëm të familjeve të efektivëve specialë, sakrifica e të cilave, sipas saj, ka shërbyer për një Shqipëri më të sigurt.

Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka nuk la pa falënderuar aleatët tanë, SHBA-të dhe Turqinë për ndihmën e tyre profesionale dhe bujare në përgatitjen e Forcave tona Speciale.

Duke iu drejtuar efektivëve trupave specialë, ministrja Xhaçka premtoi mbështetje, si në trajtimin e tyre, ashtu edhe në modernizimin e batalionit. ?Forcat tona Speciale, kjo forcë e vogël, po me një mision të madh, do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen tonë për të marrë vlerësimet e duhura për punën që ata kryejnë.

Siguria sot është mbi gjithçka dhe këta djem, janë këtu pikërisht si gardianë të lirisë dhe të sigurisë së vendit tonë dhe si të tillë duhet të trajtohen ashtu siç e meritojnë.

Gjithashtu, ne do të vijojmë punën që kjo forcë të modernizohet më tej dhe mbetet në lartësinë e detyrës.

Jeni vërtet specialë dhe vendi do t?ju jetë përherë mirënjohës për çfarë ju keni bërë dhe vijoni të bëni?, theksoi ministrja Xhaçka, e cila kujtoi edhe dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Vogli, duke vënë një buqetë me lule në bustin e tij.

Familjarët, por sidomos fëmijët e pjesëtarëve të batalionit të Forcave Speciale u bënë pjesë e një programi argëtimi me animatorë dhe numra cirku.

Me këtë rast, u ekspozuan armatimet, pajisjet dhe mjetet që ka në përdorim batalioni i Forcave Speciale, ku gjithashtu fëmijët ishin frekuentuesit më të mëdhenj.

Në festën e 20-vjetorit të Forcave Speciale morën pjesë gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjener...

Buy Now on CodeCanyon