Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të henën e gjithë vëmendja përqëndrohet në Vlorë në një sfidë mjaft të rëndësishme të javës së nëntë të Superligës. Në Vlorë rikthehet Ardian Mema,në stolin e Tiranës,deri rreth 10 ditë më parë si ish-zv trajner i Flamurtarit.

Kjo e bën edhe një sfidë mjaft të rëndësishme, ndërsa trajneri Ilir Daja e ka quajtur një përballje ku synimi mbetet fitorja. Memës i uroj suksese në detyrë e tij,por është një ndeshje ku nuk lejohet barazimi, ndaj do të jemi të fokusuar ashtu si deri më tani maksimalisht tek takimi.

Ilir Daja: Futemi në fushë për të marrë vetëm fitoren, pavarësisht se ndeshja i ka të tre rezultatet. Besoj se duhet të menaxhojmë mirë atë anën psikologjike që ankthi të jetë deri në nivelet optimale dhe të mos jetë më i shtuar pasi nesër presim edhe mbështetjen e tifozëve tanë, që besoj se nesër do të jenë të pranishëm në stadium. Duhet të shkojmë tek fitorja."

Daja nuk ka dhënë shumë informacion lidhur me titullarët që pritet të zbresin nga minuta e parë, ndërsa sipas tij skuadra e ka brumin për të marrë vetëm fitoren

Emiljano Musta do të jetë i gatshëm pasi nuk ka katër por tre kartonë të verdhë, ndërsa ka theksuar se qëllimi mbeten tre pikët dhe ndeshjet e Tiranën janë gjithmonë të forta, pavarësisht se kundërshtari ka kaluar një periudhe të vështirë në Kategorinë e Parë apo ndërrimi e trajnerit.

Musta: Normalisht është ndeshje e fortë, pavarësisht se Tirana i ka munguar 1 vit Superligës, por është një skuadër e madhe. Gjithsesi edhe ne jemi Flamurtari, një ekip i madh dhe normalisht do hyjmë vetëm për fitore."

Franc Veliu pritet ndoshta të jetë titullar, megjithatë gjithçka vendoset para ndeshjes, ndërsa u ka bërë thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në mbështetje të skuadrës, në një takim shumë të rëndësishëm.

Flamurtari ka 11 pikë dhe kërkon fitoren pas dy ndeshjeve ku ka marrë vetëm një pikë, ndërsa mungesë do të jenë Alla dhe Sirgi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirana-e-memes-sfidon-flamurtarin-daja-barazimi-rezultat-qe-nuk-duhet