Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjahtaret-e-thesareve-vjedhin-e-demtojne-anijet-e-mbytura-ne-durresShekuj më parë në brigjet e Shqipërisë së sotme vepronin piratët që godisnin anijet tregtare. Sot pasuesit e tyre, "gjahtarë thesaresh", janë zhytur thellë nën det nga ku po vjedhin e dëmtojnë anijet e mbytura në ujërat tona. Situata konsiderohet alarmante dhe kërkohet forcim i monitorimit nga shteti.

Kjo është një prej dhjetra anijeve të mbytura (shikoni foton) në pjesën ujëra shqiptare të deteve Adriatik e Jon që kanë rënë pre e grabitjes nga të ashtuquajturit ?piratë? të thellësive.

Në kushtet e mungesës së kontrolleve të mirëfillta nga autoritetet, zhytësit ?gjahtarë thesaresh" po grabisin ditë pas ditë reklike dhe objekte historike nga këto anije dhe i nxjerrin në shitje në tregjet ilegale brenda apo jashtë vendit.

Denis Nova, instruktor zhytës i shoqatës ndërkombëtare ?Padi?, thotë për Ora News se situata është alarmante.

Denis Nova: Shumica e anijeve janë dëmtuar nga personat që kanë pasur synime tregtie të objekteve antike apo dhe objektet me vlerë.

Ndaj kërkohet që shteti të marrë masa urgjente përmes Agjencive ndaj "piratëve të thellësive".

Denis Nova: Të paktën të regjistrojnë aktivitetin e tyre sepse çdo njeri mund të vijë këtu dhe të bëjë atë që ka ai për interes, edhe zhytjen, edhe kërkimet, zbulimet nga persona të paautorizuar.

Këto anije të mbytura në kohë e situata të ndryshme, kanë potencialin për tu shndërruar në atraksione turistike, jo vetëm për të apasionuarit pas zhytjes.

Ndaj kërkohet më shumë angazhim nga institucionet e shtetit për të mbrojtur dhe vënë në shfrytëzim në funksion të turizmit këto gjetje, duke u zbuluar historitë e plota.

Denis Nova: Kjo mund të jetë një pikë interesi për zhytësit dhe turistët që mund të vinë këtu në Durrës për të zbuluar historinë e këtyre anijeve.

Këto pamje (shikoni videon) ndërkohë tregojnë biodiversitetin e pasur të deteve shqiptare, por që ndër vite ka pësuar dëmtime të pallogaritshme nga përdorimi i lëndëve plasëse.