http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV

Sipas një vezhgimi të kryer nga gazetarja Marsilda Qerreti, del në dritë që shumë supermarkete tregtojnë ende produkte pa datë skadence.

Raportimi i shumë rasteve në media nxjerr në pah dy realitete, I pari që ende nuk e dime se cfarë konsumojmë, dhe e dyta se në Shqipëri ka shumë për të bërë për të pasur besim në atë çfarë kosnumojmë.

Për t'iu përmbajtur këtyre dy realiteteve mjafton të bësh vetëm disa vëzhgime, duke nisur që nga ndryshimi i datave të skadencave qe ende mbetet i gjallë si problem në shoqëri.

Gjithashtu kategoria e frutave-perimeve mbete një rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Fermeri synon të dalë sa më shpejt në treg dhe përdor simulantë hormonalë dhe doza të larta kimikatesh për të rritur fitimin.

Megjithatë AKU, brenda pak muajve ka bllokuar tonelata produkte jashtë kushteve të sigurisë.

Këtë informacion e gjejmë kudo, por se çfarë ndodh më pas me këto produkte?

Ky informacion nuk na ofrohet.

Për të mos kaluar se tek pjesa që importuesi i këtyre produkteve nuk bëhet asnjëherë publik.

Por pse duhet të shqetësohemi për këto problem?