Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Personat madhorë që u ofrojnë fëmijëve nën 18 vjeç pije alkoolike dhe energjike kur i shoqërojnë në njësi tregtare do të dënohen me gjobë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë.

Këtë masë parashikon projektligji ?Për mbrojtjen e fëmijëve nga përdorimi i alkoolit? ndryshimet në të cilin u diskutuan në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Medias dhe atij të Cështjeve Sociale.
Drafti penalizon me 10 mijë lekë gjobë edhe subjektet qe nuk vendosin tabela që njoftojnë ndalimin e tregtimit të tyre për fëmijët.

Erion Braçe: "Konsumi i pijeve energjike pavarësisht akcizës së vendosur mbi to pati rritje madje një rritje domethënëse që kapërceu 13- 14 % të rritjes së volumit të konsumit në vit."

Për zbatimin e tij deputeti Erion Brace kërkoi të forcohen strukturat e kontrollit.

Erion Braçe: "Thelbi i zbatimit duhet të jetë inspektoriati, ama nuk duhet të ngelet fare pas dore ajo që unë mendoj që duhet të jetë po aq prioritare, kurrikula shkollore."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eshte-rritur-konsumi-i-pijeve-energjike-kur-parashikohen-gjoba