Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Kukësit lë në burg tre prej të arrestuarve për laboratorin e heroinës në Has.Në seancën për masën e sigurisë, gjykata dha "arrest me burg" për Xhavit Shutin, Flamur Bisho Çelën dhe Vehbi Barushin.

Ndërkohë për Mustaf Shutin u caktua masa e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa Anila Shuti u lirua me masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

Më 19 tetor në pranga ranë Xhavit Shuti, Mustaf Shuti, Anila Shuti, Flamur Bisho Çela dhe Vehbi Barushi ndërkohë gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i një biznesmeni turk në fushën e tekstileve.

Emri i turkut të arrestuar ende nuk bëhet i ditur, por burimet pranë grupit hetimor thonë aktiviteti i tij përdorej si maskim për të sjellë në vendin tonë nga Turqia opium, që përdorej për përgatitjen e heroinës brenda laboratorit në Has.

Në laboratorin e Hasit, ajo përpunohej dhe me pas hidhej në treg me destinacion Gjermaninë dhe vende të tjera të BE-së.

Agjencitë ligjzbatuese tregohen të rezervuara në detaje për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se në kërkim është personi që përgatiste heroinën, i njohur ndryshe si kimisti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/laboratori-i-heroines-ne-has-te-arrestuarit-dalin-sot-para-gjykates