Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë ?arrest me burg? për tre nga 5 të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Has. Në qeli do të qëndrojnë Xhavit Shuti, Flamur Çela e Vehbi Barushi. 76-vjeçari, Mustaf Shuti, do të qëndrojë në "arrest shtëpie", ndërsa për Anila Shutin u caktua masa "detyrim paraqitje".

76-vjeçari Mustaf Shuti, një nga pesë të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit, hyri me pranga në duar në Gjykatën e Kukësit, e cila pas një seance prej gati katër orësh vendosi ta lërë në "arrest shtëpie".

I moshuari e priti vendimi e Gjykatës i ulur brenda kafazit të xhamtë, ndërsa më herët kishte dëgjuar se bashkë me të në shtëpi do të kthehej edhe nusja e djalit Anila, me masën "detyrim paraqitje".

Për Xhavit Shutin, Flamur Çelën e Vehbi Barushin, gjykata vendosi "arrest me burg".

Vendimet e gjyqtarit, Rexhep Karaj, nuk ndryshuan nga kërkesat e prokurorit Edmond Karriqi që i akuzon këta pesë persona të arrestuar në laboratorin e heroinës për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Para togave të zeza, Xhavit Shuti, tha se e dinte për bimë mjekësore, ndërsa babai dhe bashëshortja e tij pretenduan se nuk dinin çfarë ndodhte brenda kapanonit ku ishte ngritur në fakt laboratori i heroinës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/laboratori-i-heroines-ne-has-te-arrestuarit-dalin-sot-para-gjykates