Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Botimi në shqip i librit "Banda e fëmijëve" e gazetarit dhe shkrimtarit italian Roberto Saviano ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" me gazetarin Kastriot Myftaraj.

Myftaraj vuri në dukje një fakt interesat por edhe tejet shqetësues nga ky libër, ku të gjitha dialogjet mes kriminelëve dhe mafiozëve janë përkthyer në dialektin gegë.

Kastriot Myftaraj: Nuk ka shumë ditë që në Shqipëri është botuar një libër i autorit Roberto Saviano "Banda e fëmijëve". Është një libër që tregon sesi sot krimi i organizuar josh fëmijët si një aventurë, krijohen bandat e adoleshentëve që pastaj përdorin teknologjinë më të fundit të komunikacionit për të kryer veprimtarinë e tyre.Është një libër që është një paralajmërim i madh.Në këtë libër të botuar në shqip, të gjitha dialogjet e kriminelëve dhe mafiozëve janë përkthyer në gegnisht.Libri më tutje vazhdon korrekt në gjuhën letrare shqipe, kurse dialogjet janë në gegnisht.Është njëlloj sikur gegnishtja paska fituar statusin e një gjuhe të mafies, një zhargoni të mafies.

Më tutje, Myftaraj tha se përkthimi i këtij libri në shqip është financuar nga shteti italian.

Kastriot Myftaraj: Këtu ka nxitje të urrejtjes, të rracizmit. Presim t'u kërkojnë përgjegjësi atyre që u kanë dhënë paratë, botueses Arlinda Dudaj. Ajo që e bën edhe më të pakëndëshme këtë, është fakti se shtëpia botuese Dudaj ka botuar dhe librin e kryeministrit "Kurban". Është shtëpi botuese me një status të priviligjuar si me qeverinë shqiptare ashtu dhe atë italiane derisa merr financim për botim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-gjuha-zyrtare-e-mafies-shqiptare-eshte-gegnishtja