TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat jashtë Prokurorisë, është shprehur se për çëshjten 'Toyota Auris' përveç Taulant Ballës, të përfshirë janë edhe deputetët Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.<br /><br />Sipas Bashës, fakti që Prokuroria e akuzon për nxjerrje të sekretit hetimor do të thotë që deklaratat e tij janë të vërteta.
