Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria po përfshihet në hartën e destinacioneve për pushimet e vjeshtës. 377 turistë nga 18 vende të ndryshme të botës po qëndrojnë në bregdetin tonë ku vizituan edhe qendrat arkeologjike më të njohura të vendit!

377 turistë nga 18 vende të ndryshme të botës për tri ditë qëndruan në Sarandë, Durrës e Vlorë. Veç qyteteve bregdetare ata vizituan edhe qendrat arkeologjike më të njohura të vendit.

Ata panë Amfiteatrin antik të Durrësit, Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe Ardenicën, sikurse shkuan edhe në qytetin muze të Beratit.

Për pjesën më të madhe, Shqipëria ishte një destinacion i ri, nga i cili thonë se do të largohen me kënaqësinë që të kthehen ta vizitojnë sërish.

Turistja: Jam nga Franca dhe po qëndrojmë për tre ditë në Shqipëri. Më pelqen Shqipëria dhe më vjen keq për vetën që nuk e kam vizituar më parë.

Turistja: Më herët qëndruam në Sarandë, ndërsa tani do të vizitojmë Vlorën. Shqipëria është e bukur.

Kroçerat nuk janë më suprizë në brigjet shqiptare gjatë muajve të nxehtë të verës, por vendi duket se po përfshihet edhe në hartën e destinacioneve të turizmit të vjeshtës.

Kapiteni i anijes: Jemi nisur nga Franca, vizituam Italinë e Jugut dhe më pas Shqipërinë. Kemi qëndruar në Sarandë, Durrës e Vlorë. Është e sigurtë që do të kthehemi sërish këtu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/turizem-vjeshte-ne-shqiperi