Surprise Me!

Report Tv-Mbyllja e basteve përkrahet nga qytetarët

2018-10-23 0 Dailymotion

Qytetarët mirëpresin inciativën e qeverisë për ti dhënë fund mbretërimit të salloneve të basteve të cilat vitet e fundit u ngritën me shpejtësi në çdo lagje të banuar në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke u frekuentuar edhe nga fëmijët. Psikologët thonë se kjo iniciativë duhet mbështetur edhe me qendra rehabilitimi për ata mijëra persona tashmë me varësi ndaj bixhozit.<br /><br />Kur mbeten edhe 48 orë nga votimi në parlament i projekt ligjit që do të mbyllë deri më 31 Dhjetor lojërat e fatit, për mikrofonin e Report Tv qytetarë të ndryshëm në Tiranë e përshëndesin këtë iniciativë të qeverisë. Më të entuziasmuara nga ky vendim janë gratë dhe vajzat, të cilat e shprehin hapur miratimin për këtë nismë.

Buy Now on CodeCanyon