Të gjithë në moshë të re dhe në mesin e tyre kishin edhe një vajzë. Aktiviteti me të cilin merreshin? Vidhnin banesa nëpër qytetin e Fierit duke thyer bravat. Bëhet fjalë për 4 të rinj, të cilët përfunduan në prangat e autoriteteve policore, ndërsa si provë e aktivitetit të tyre kriminal, efektivët u gjetën disa prej sendeve të vjedhura, ashtu sikurse sendet që përdornin për vjedhjet.

Anëtarët e kësaj bande janë Lediona Preçi, 21 vjeçe, Emanuel Doda, 23 vjeç, Bledar Skënderaj, 24 vjeç dhe Klaustin Zeneli, 22 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, katërshja "kryente vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin".

Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 23 Tetor, ata janë kapur me sende të vjedhura në banesat e P.Th dhe O.T, në lagjen "15 Tetori".

Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të mëparshme në qytetin e Fierit, ku dyshohen se autorë janë pikërisht këta të rinj.

Policia thotë gjithashtu se ata dyshohet se kanë kryer vjedhje banesash edhe në qytetin e Vlorës, për dokumentimin e të cilave po punohet me Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë./tvklan.al