"Çështjen e portalit duhet ta sqarojë edhe media sepse nuk dimë ku të adresohemi..." Ka mjaftuar ky sugjerim i një aplikuesi në portalin e bashkëqeverisjes që Kryeministri Edi Rama gjejë rastin për të numëruar edhe një herë kritikat ndaj mediave, që sipas tij, nuk po i shërbejnë rolit që kanë, por shpifjes.<br /><br />Pakënaqësi, Rama shpreh dhe nga disa prej krerëve lokalë që si përgjigjen koordinatorëve të portalit të bashkëqeverisjes për zgjidhjen e problemeve për të cilat ankohen qytetarët. Por me emër veçon vetëm një prej tyre.<br /><br />Rama përsërit thirrjen për t'ju drejtuar portalit për të gjetur zgjidhje për çdo zvarritje dhe abuzim në zyrat e administratës, ndërsa për çdo abuzues ai thotë se nuk do të shpëtojë pa marrë ndëshkim administrativ apo penal.
