Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Baltëz të Fierit. Vëllai 10 vjeç ka goditur me thikë të vëllanë 3 vjet më të madh.

Ngjarja është shënuar rreth orës 10:50 të ditës së sotme (24 tetor) dhe 13 vjeçari humbi jetën në spitalin e Fierit.

"Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit" informoi policia e Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë banorë të fshatit thonë se djemtë ishin duke pastruar peshkun, kur kishin dëgjuar të bërtitura ndërsa asnjë nga prindërit nuk ishin aty.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/e-rende-ne-fier-10-vjecari-vret-me-thike-vellane-13-vjec