27 personat e arrestuar në operacionin "Vol-Vo 4" dhe të shpallurit në kërkim do t?i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm të pasurisë.

Policia dhe prokuroria kanë nisur të hetojnë çdo pasuri të anëtarëve të 4 grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Burime të policisë bëjnë me dije se Sektori i Hetimit të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit do të kërkojë informacion në disa institucione shtetërore, por edhe banka të nivelit të dytë.

Këtij verifikimi do t?i nështrohen jo vetëm personat e arrestuar e të shpallur në kërkim, por edhe familjarë dhe të afërm të tyre.

Informacion do t?i kërkohet Hipotekave të Fierit, Lezhës, Sarandës dhe Durrësit për të evidentuar fillimisht pasuritë e regjistruara në emër të tyre dhe më pas për të parë nëse i justifikojnë ato.

Në emër të këtij grupi dyshohet se figurojnë sipërfaqe të mëdha toke, në bregdet dhe në zona urbane, apartamente, lokale e hotele.

Në banka do të kërkohen jo vetëm llogari të mundshme bankare, por edhe transaksione të kryera ndër vite.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 44 urdhër-arreste, mes tyre edhe dy ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka që shfaqen në përgjimet e disa prej anëtarëve të këtyre grupeve kriminale.

Mëngjesin e 18 Tetorit, pas një hetimi të nisur prej viti 2016, policia zbuloi një laborator të përpunimit të heroinës në Has.

Në kërkim vazhdojnë të jenë Admir Hoxha, që cilësohet si personi që ka ideuar dhe financuar ngritjen e laboratorit si dhe dy shtetas turq dhe një kosovar.

Hoxha dyshohet se drogën e prodhonte për llogari të grupit të Shijakut, i cili më pas e shpërndante atë tek grupet e Lezhës, Fierit dhe Sarandës që e trafikonin brenda dhe jashtë vendit.