TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lejë në burg dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Cuko. 8 nga 34 të arrestuarit e operacionit VOL-VO 4, janë liruar, konkretisht Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura janë lenë në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa 6 të tjerë janë lenë në masën arrest shtëpie. Të arrestuarit e tjerë janë lenë në burg.

Gjyqtari Bibë Ndreca ka vendosur të japë masën e sigurisë arrest shtëpie të arrestuarit Bledar Koci, Lule Zeneli, Luigj Paloka, Kol Lleshi, Zef Ndoka, Vasil Nika, Genc Zeneli dhe Vlash Gazulli.

Report Tv siguroi sot fotot ekskluzive të ish-deputetëve në gjykatë në krah të njëri tjetrit përballë trupës.

Të arrestuarit që do të vijojnë të mbeten në burg

Hajri Seferi

Jasin Kala

Shkëlqim Avdyli

Astrit Avdyli

Saimir Gjepali

Artur Balla

Paulin Simoni

Altin Avdyli

Jasin Avdyli

Fatos Llaftiu

Bledi Ndoka

Denis Llaftiu

Esat Mehmeti

Saimir Sulejmani

Elis Guri

Ilirjan Prifti

Ardit Gjyriqi

Petro Kuçi

Elton Shehaj

Gjevi Ndoka

Armand Spiro