Një aksident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavije pranë fshatit Vanistër. Një automjet tip Nissan ka përplasur rreth 30 krerë dele të imëta, të cilat ishin duke kaluar në rrugën nacionale.<br /><br />Report Tv ka mësuar se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit. Në komisariat është shoqëruar shoferi i Nissanit.
