Surprise Me!

Avokati i Popullit: Enea Ftoit i pushoi zemra. Familjarët: Ekspertizë të huaj ose vetëgjyqësi

2018-10-26 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një hetim administrativ i Avokatit të Popullit, ka dalë në pëfundimin se 27 vjeçari Enea Ftoi që vdiq në komisariatin e Policisë së Korçës nuk u dhunua. Në raport saktësohet se të riut i pushoi zemra si pasojë e problemeve shëndetësore. Të saponjohur me këtë raport, familjarët e tij akuzojnë për manipulim të fakteve, duke shtuar se djali i tyre u dhunua barbarisht. Duke kërkuar ekspertizë ndërkombëtare, babai i 27-vjeçarit paralajmëron për vetëgjyqësi.

Enea Ftoi, 27 vjeçari që vdiq në dhomat e paraburgimit të Policisë së Korçës nuk u dhunua, siç pretendojnë familjarët, por ndërroi jetë si pasojë e problemeve shëndetësore.

Ky është përfundimi i hetimit administriativ nga institucioni i Avokatit të Popullit, ku thuhet se të riut i pushoi zemra në qeli, por nuk u rrah apo dhunua.

"Ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë fizike. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton që shkaku i vdekjes së 27-vjeçarit ka qenë ndalimi i menjëhershëm i punës së zemrës, me mekanizmin e ishemisë akute të miokardit, sëmundje kronike të mushkërive dhe prezencë të produkteve narkotike".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vdiq-ne-qeli-avokati-i-popullit-enea-ftoj-nuk-u-dhunua-nga-policia-i-pushoi-zemra

Buy Now on CodeCanyon