Surprise Me!

Report TV - I implikuar në trafik droge, kapet vlonjati i shpallur në kërkim prej dy vitesh

2018-10-26 2 Dailymotion

Një 45-vjeçar në kërkim nga policia prej dy vitesh është prangosur në Vlorë. Policia njofton se në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i "të fortëve" është arrestuar Gazmir Mehmetaj lindur në Treblovë dhe banues në Vlorë, në kërkim për trafik narkotikësh.<br /><br />Sipas policisë, ai akuzohet për një ngjarje të vitit 2013 ku është konstatuar një sasi kanabisi në Lagunën e Vilunit, ndërsa urdhër arresti është lëshuar në 2017. Emri i Gazmir Mehmetajt lidhet edhe me një sasi prej 840 kg drogë, e gjetur nga policia e Vlorës e braktisur në gadishullin e Karaburunit në vitin 2017, që kishte destinacion Italinë.<br /><br />Në qershor të 2017 u arrestuan Andrea Çaushi, Andi Mita, Kasëm Piluri dhe Altin Rramolli. Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet ndaj 15 personave të tjerë, që dyshohet se ishin të implikuar në këtë trafik droge, mes tyre edhe Gazmir Mehmetaj.

Buy Now on CodeCanyon