Surprise Me!

Ora News - Gjiknuri takon homologun gjerman: E fton për investime në infrastrukturën aeroportuale

2018-10-26 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri Damian Gjiknuri i ka bërë thirrje investitorëve gjermanë që të investojnë në infrastrukturën aeroportuale.Gjatë një takimi me homologun gjerman, Gjiknuri tha se prezenca e kompanive gjermane në Shqipëri është një garanci për të ardhmen. Ministri gjerman nga ana tjetër premtoi mbështetje për integrimin e vendit.

Shqipëria fton bizneset gjermane të bëhen pjesë e projekteve infrastrukturore të aeroporteve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, priti në një takim homologun gjerman ndërsa të dy Ministrat nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.

Damian Gjiknuri: Patëm një takim shumë të frytshëm me homologun gjerman. U fokusuam në bashkëpunimin e Shqipërisë në fushat me të cilat ka interes siç janë infrastruktura dixhitale pasi jemi duke diskutuar për disa projekte të përbashkëta. Pse jo edhe interesi i kompanive gjermane për të zhvilluar infrastrukturën aeroportuale në Shqipëri. Unë i kërkova ministrit të ftojë kompanitë gjermane në potencialet e mundshme që do të hapen në zhvillimin e kësaj infrastrukture aeroportuale sidomos në jug. Çdo kompani gjermane që vjen këtu është një besim dhe një forcë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, një garanci për të ardhmen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjiknuri-takon-homologun-gjerman-e-fton-investime-ne-infrastrukturen-aeroportuale

Buy Now on CodeCanyon