Zhvillimi i turizmit ka rritur numrin e të punësuarve në Lezhë. Sipas të dhënave të publikuara nga drejtoria e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, gjatë muajve të fundit janë punësuar më shumë se 500 persona në sektorin e hoteleri turizmit dhe fasoneri. Por drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Lezhë Fatmir Delishi, shprehet se vende të lira pune në fusha të ndryshme refuzohen nga të rinjtë.<br /><br />Pavarësisht shifrave pozitive që jepen në vazhdimësi nga zyra e punës, numri i të papunëve vijon të jetë i lartë në qarkun e Lezhës, pasi shumë qytetarë hezitojnë të regjistrohen si punëkërkues.<br /><br />Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Lezhë Fatmir Delishi