Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Miratimi i ligjit që ndalon konsumimin e pijeve alkoolike, energjike dhe atyre me sheqer të shtuar për të miturit është mirëpritur nga prindërit dhe ekspertët.

Por këta të fundit shprehen skeptik për mënyrën sesi do të zbatohet.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor është institucioni përgjegjës për zbatimin, por eksperti për alkoolin dhe duhanin, Roland Shuperka, thekson nevojën për reformimin e tij.

Roland Shuperka: Burime njerëzore, Inspektoriati Shëndetësor në nivel kombëtar, ka më shumë sesa duhet. Nuk është e nevojshme të shtohen. Që të punosh në Inspektoriat Shëndeti dhe të drejtosh në Inspektoriat Shëndeti, duhen dy gjëra. Së pari të jesh i ndershëm dhe duhet të jesh i përkushtuar. Ashtu siç nuk është zbatuar ligji për ndalimin e të miturve për shitje të pijeve alkoolike, e vë në dyshim edhe këtë punë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ligji-pijet-energjike-shuperka-nevojitet-reformim-i-inspektoratit-shteteror-shendetesor