Surprise Me!

Qeveria miraton vendimin: Ndalohet importi i makinave mbi 10 vjet të përdorura

2018-10-27 5 Dailymotion

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin që ndalon importin e automjeteve që janë të përdorura më shumë se 10 vjet, i cili hyn në fuqi 30 ditë pas miratimit në Fletoren Zyrtare. Mjetet e reja që do të hyjnë duhet të përmbushin normën Euro 5, si për makinat ashtu dhe kamionët, ndërsa autoveturat e përdorura, që përmbushin normën Euro 4, duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.<br /><br />Në raport me draft vendimin, është lënë më shumë kohë për regjistrimin e automjeteve që tashmë kanë hyrë në Shqipëri dhe janë të përdorura mbi 10 vjet. Tashmë afati i fundit është 1 marsi 2019 dhe jo 31 dhjetori 2018. Sipas vendimit, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Buy Now on CodeCanyon