Surprise Me!

10-vjeçari vrau vëllanë e tij 13-vjeçar, familjarët: Djali në gjendje të rëndë psikologjike

2018-10-27 1 Dailymotion

FIER-Pas vrasjes me thikë të 13-vjeçarit nga vëllai i tij 10-vjeçar me inicialet GJ.V, në familjen Fevizi është pllakosur dhimbja.

Report TV ka shkuar pranë familjes në Baltëz, ku jeton në varfëri ekstreme. Sipas familjarëve, është pikërisht gjendja e rënduar ekonomike që ka shkaktuar këtë tragjedi.

Babai i të miturve rrëfen se ngjarja ka ndodhur teksa dy vëllezërit po pastronin peshkun në oborrin e shtëpisë. "10-vjeçari është irrituar nga diskutimi se kush do ta pastronte peshkun", ka bërë të ditur ai.

Fatmir Veizi shprehet se djali është në gjendje mjaft të rëndë psikologjike. ?Ai është mjaft i tronditur, pyet gjithmonë ku është vëllai dhe e kërkon. Nuk e ka kuptuar akoma se çfarë ka bërë, e ndjen shumë mungesën e tij pasi ata gjatë gjithë kohës rrinin bashkë?, tregon i ati i dy djemve.

Familjarët kërkojnë tanimë ndihmën e shtetit për ta larguar për pak kohë djalin, në mënyrë që të mos pësojë traumë.

Buy Now on CodeCanyon