Partia Demokratike insiston se të enjten u tentua arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako por fletëarresti u gris. Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka kërkuar nga Prokuroria se përse është ndaluar arrestimi i Dakos dhe pse Prokuroria ka fakte Dako nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga organi i akuzës. Selia blu këmbëngul se Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg, njësoj si Arben Ndoka dhe Arben Çuko për dosjen me numër 339.<br /><br />Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg, njësoj si Arben Ndoka dhe Arben Çuko! Ata janë pjesë e të njëjtës dosje me numër 339! As kombinacionet brenda qeverisë, as vasaliteti i prokurorisë ndaj Edi Ramës nuk do ta shpëtojnë nga burgu?xhuxhin? e bandave në Bashkinë e Durrësit".<br /><br />Gent Strazimiri, deputet i PD
