Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në varrezat publike në Berat nuk ka më vend për varre të reja. Në këtë situatë banorët kohët e fundit janë detyruar të rihapin varret e vjetra dhe të bashkojnë në to familjarët që ndërrojnë jetë.

Banorët janë shprehur se, kjo gjendje është e vështirë dhe duhet të gjendet një zgjidhje e menjëhershme, për ti dhënë çdokujt lamtumirën e fundit të merituar familjarëve të tij.

Banore: "Në momentet e fundit njeriu kërkon që nga shteti ti sigurohet një vend për varrim."

Problemin e ngrejnë vetë banorët, por e pranojnë edhe vetë drejtuesit e bashkisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ska-me-vend-ne-varrezat-e-beratit-banoret-hapin-varret-e-vjetra