Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka reaguar pas sulmit që ekstremisti grek Konstantinos Kacifa kreu sot në Bularat, ku qëlloi me breshëri ndaj policisë shqiptare.<br /><br />Në një reagim për mediet, PDIU e quan Kacifas një ekstremist të Agimit të Artë, ndërkohë që shton se është e papranueshme që ai hyn lirisht në Shqipëri.<br /><br />Nga ana tjetër PDIU ka dënuar shoqërimin në polici të aktivistes të të çështjeve kombëtare, Elida Jorgoni.
