Në degjesën me banorët e Njësisë 1 për buxhetin e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Verliaj preku edhe çështjen e Teatrit të Ri Kombëtar, duke dhënë arsyen pse sipas tij opozita është kundër këtij projekti.

?Po u bë teatri, ata e dinë se nuk fitojnë më zgjedhje në Tiranë. Ju mendoni se ata që erdhën me vezë kanë shkuar ndonjëherë në teatër? Po u bë punë në Tiranë dhe në Shqipëri, partia e tyre nuk vjen më kurrë në pushtet! Do rrijë Tirana peng i ca shpifësve?! E keni parë, kanë filluar t?i humbasin të gjitha gjyqet?.

Që punët e bashkisë të kenë sukses, Veliaj tha se socialistëve u duhet të kenë shumicën e nevojshme në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

?Nëse doni të më jepni një dorë, që bashkë me këtë skuadër ta çojmë edhe më përpara Tiranën, na duhen votat masive për Partinë Socialiste në Këshillin Bashkiak. Kjo është e vetmja mënyrë për ta çuar edhe më lart vizionin që kemi për Tiranën. Kështu sigurohemi që punët e nisura mbarojnë me sukses dhe më pas të fillojmë me punët e tjera?.

Kryetari i Bashkisë renditi më pas disa investime që do të kryen në këtë njësi me buxhetin e vitit që vjen.

Tv Klan