Surprise Me!

Ora News - Drejtori i Burgjeve për Ora News: Kamera dhe bllokues valësh në burgje

2018-10-28 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bllokuesit e valëve të telefonëve në burgje nuk janë efektiv, ndaj dhe në institucionet e vuajtjes së dënimit do të vendoset një sistem i ri. Drejtori i Përgjithshëm, Stefan Çipa, shprehet se do të ketë një sallë të posaçme monitorimi për të dënuarit, ku do të koordinohet përmes operatorëve. Një tjetër masë shtrënguese do të jetë dhe sistemi i ri i kamerave. Sa i përket të dënuarve vip, Çipa shprehet se nuk do të lejohet qëndrimi i pajustifikueshëm i tyre në spitalin e burgut.

Të gjitha burgjet do të monitorohen nga një sallë operative që do të ndërtohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Gjithçka do të kordinohet nga operatorët, të cilët gjithashtu do të jetë nën mbikqyrje të posaçme.

Në intervistën e parë të dhënë si kreu i Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve, Stefan Çipa, paralajmëron masa drastike në rritje të sigurisë në institucionet peniteciare në të gjithë vendin.

Madje ai shton se operatorët që nuk raportojnë shkeljet, veç masave administrative do të ndiqen dhe penalisht.

Stefan Çipa: Nëse nga kontrolli kur të shkarkohet një kamer për të parë se çfarë ka ndodhur gjendet një objekt që nuk është raportuar tek regjistri i personave që futen në regjimin e brendshëm, atëherë veprohet shumë ashpër. Do të ketë një lidhje direkte me sallën që ka Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje për të parë sesi funksionojnë elementët e punonjësve të burgjeve dhe me sallën pranë Forcës së Ligjit.

Në institucionet e vuajtjes së dënimit do të vendosen bllokues të valëve telefonike si dhe do të krijohet një rrjet kamerash.

Stefan Çipa: Duke vendosur këta bllokues dhe identifikues të valëve të celularëve dhe internetit në burgje, i bën jo efektivë.

Rëndësi do t'i jepet rekrutimit të stafit dhe betejës ndaj korrupsionit.

Stefan Çipa: Rekrutimet bëhen në bazë të një konkursi që bëhet falë bashkëpunimit që ka Ministria e Drejtësisë me Ministrinë e Brendshme. Rekrutimet bëhen pas testimit, kuptohet këta që bëjnë Akademinë e Sigurisë.

Për të ashtuquajtuarit të dënuar vip, tashmë spitali i burgjeve nuk do të jetë më strehë.

Stefan Çipa: Në spitalin e burgjeve, por edhe në këto spitalet e tjera, do të rrinë ata pacientë vip apo të zakonshëm që realisht kanë nevojë për atë shërbim në spital.

Pavarësisht se pranon se ka një mbipopullin nga arrestimet e ditëve të fundit, Çipa thotë se me burgun e Shkodrës, situata është e menaxhueshme.

Stefan Çipa: Në komunikatën ditore, numri i hyrjeve me numrin e daljeve, kur ka më shumë hyrje ka një shtesë. Por ka edhe ditë që ka pasur më shumë dalje dhe më pak hyrje.

E ndërsa i pyetur se mos e ndjek fati i paraardhësve, Çipa ka këtë përgjigje:

Stefan Çipa: Unë e marr si sfidë dhe çdo sfidë e marr me seriozitetin e detyrës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/drejtori-i-burgjeve-ora-news-kamera-dhe-bllokues-valesh-ne-burgje

Buy Now on CodeCanyon