Personi që po shikoni është Kostandin Kaçifa. Foto është marrë nga profili i tij në rrjetet sociale, ku ai shfaqet shpeshherë i veshur me rroba ushtarake. Kaçifa u vra nga forcat RENEA, në rrethinat e Bularatit, këtë 28 Tetor, në ditën e JO-së greke, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Pak para mesditës, kur banorët e tjerë të Bularatit ishin në festë, 35-vjeçari qëlloi me breshëri plumbash drejt uniformave blu, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. Kjo është makina e policisë me xhamat e thyer nga të shtënat e 35-vjeçarit.

Aventura e minoritarit grek nuk zgjati shumë. Forcat RENEA të ndihmuara nga një helikopter e lokalizuan pranë një depo uji, në rrethinat e fshatit. Megjithëse policia i bëri thirrje disa herë të dorëzohet, ai vazhdoi të qëllonte. Në këto kushte, RENEA është kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë.

Por a ishte e planifikuar përplasja e Kostandin Kaçifës me forcat speciale? Në një postim në Facebook, në datën 23 tetor, Kaçifa i bënte thirrje të rinjve grekë që në 28 Tetor të shpërndanin një mesazh të fortë.

?Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa të zotët e shtëpisë. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore. Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!?

Ndërkohë, përkundër informacionit zyrtar të Policisë Shqiptare, në mediat greke kanë nisur spekulimet. Sipas ?Prototema?, 35 vjeçari kishte ngritur flamurin në varrezat greke, por kur policia e kishte ulur këtë flamur, ai i kishte qëlluar me breshëri kallashnikovi. Një version i tillë i ngjarjes, mohohet edhe nga banorët e fshatit Bularat.

Tv Klan