Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Java e 10-të e Superiores mbyllet me takimin e nëserm, Partizani-Skënderbeu dhe sipas analistit sportiv, Lirim Zalla i ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko" është një përballje që vendos dy skuadrat më në formë të momentit.

"Partizani dhe Skënderbeu janë skuadrat më të mira, që po luajnë futbollin më të mirë në Shqipëri. Unë njoh trajnerit e Partizanit dhe presidentin e Skënderbeut. Janë dy emra shumë me vlera dhe që e ndjejnë shumë futbollin. Gega ka marrë shumë besim nga presidenca, ndërkohë që ka nisur të jap edhe rezultatet e para tek skuadra. E rëndësishme është se ai nuk lejon askënd të ngjitet mbi klubin. Nga ana tjetër Skënderbeu është i njohur për futbollin e bukur. Shpresoj që të shikojmë një ndeshje të bukur."-tha Zalla.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zalla-partizani-skenderbeu-shpresoj-te-fitoj-futbolli