Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Administratori i Dropullit ka folur për Ora News në lidhje me vrasjen e Kostandin Kacifës. Ai u shpreh se i gjithë fshati është i indinjuar, pasi ngjarja mund të evitohej dhe se Forcat Renea mund ta kishin kapur të gjallë 35-vjeçarin.

"Duhet të hetohet ngjarja, forcat speciale mund ta nxirrnin të gjallë. Fshati është i indinjuar, sepse atë mund ta zinin të gjallë. Mund të mënjanohej vrasja", u shpreh administratori.

Ai tha se nuk është në dijeni si ka ndodhur ngjarja, ndërsa theksoi se situata në fshat është shumë e rëndë.

"Hollësira nuk di si ka ndodhur. Ne erdhëm në familje për t'i qëndruar pranë familjes. Atmosfera ëshë shumë e rëndë, njerëzit nuk flasin kollaj. Është një ngjarje e rëndë për të gjithë Dropullin. Nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër një ngjarje e tillë", deklaroi administratori.

Administratori thotë se 35-vjeçari nuk ishte një person problematik, ndërsa theksoi se ai çdo vit merrej me zbukurimin e fshatit për 28 tetorin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/administratori-i-dropullit-renea-mund-ta-kishte-kapur-te-gjalle-kostandin-kacifen