Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News udhëtoi drejt fshatit Strum të bashkisë Roskovec nga ku denoncoi degradimin e kishës së Shën Gjergjit.

Ky objekt është ndërtuar në vitin 1782 dhe gëzon statusin Monument Kulture i mbrojtur.

Por pavarësisht se gëzon këtë status, prej shumë kohësh kisha e Shën Gjergjit është lënë lënë në harresë nga institucionet.

Banorët e zonës kanë rrëfyer se kohët e fundit, persona të paidentifikuar kanë cënuar varret e vjetra të kësaj kishe duke nxjerrë në sipërfaqe eshtrat, një skandal i vërtetë.

Banori: Kjo është batërdisur dhe është gjynah ti thuash kishë. U zbuluan varret me skrep dhe së vë ujin në zjarr njeri.

Banorja: Kjo kishë duhet të rregullohet dhe të bëhet një vend turistik, këtë kemi ne. Vinë shumë këta të fesë e shikojnë.Shpresojmë të rregullohet, por deri tani nuk është bërë asgjë. Kanë punuar, kanë vjedhur aty, por ne nuk dimë gjë. Kishim frikë të dilnim dhe ti shikonim, janë hapur.

Banori: Kohët e fundit erdhën dhe e shkatërruan natën me skrep. Gjynah, një objekt i gjithë fshatit, duhet të ketë një rrugë, pastrim. Duhet ndihma e shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-ne-kishen-e-shen-gjergjit-monumenti-i-kultures-qe-i-kane-dale-eshtrat-e-varreve-ne-siperfaqe