LUSHNJË- Një foshnjë e pajetë është gjetur në koshin e mbeturinave pranë bashkisë. Foshnja u gjet në lagjen Kongresi në Lushnje. Fëmija ishte i porsalindur, dhe është gjetur nga dy fëmijë që mblidhnin kanace. <br /><br />Policia ka nisur menjëherë hetimet. Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe forcat policore. Fetusi është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që po punohet për të zbardhur ngjarjen.<br /><br />Ky është rasti i disatë pasi pak javë më parë një tjetër foshnjë është gjetur e porsalindur e braktisur, në rrugën Azem Galica në Tiranë.