Surprise Me!

Ne Bularat, te rezervuar per ngjarjen

2018-10-30 0 Dailymotion

Të mbledhur në lokalin e vetëm të fshatit nga ku u filmua Kaçifas, banorët e Bularatit refuzojnë të tregojnë sesi ka ndodhur..

Për ta burime të besueshme janë vetëm mediat greke, të cilat i ndjekin për çdo informacion. Madje për to nuk ngurojnë të flasin me detaje.

Nuk i besojnë versionit të policisë shqiptare se ishte i riu që hapi zjarr mbi forcat e rendit, por kanë pothuajse të gjithë të njëjtin mendim se 35-vjeçari u provokua qëllimisht.

"Janë të bindur se bashkëfshatari i tyre veproi si patriot".

Ish-kryeplaku i fshatit i bën një thirje Kryeministrit Edi Rama të mos e etiketojë 35-vjeçarin si ekstremist. Në shtëpinë e të riut nuk janë vetëm bashkëfshatërët që shkojnë për të ngushëlluar. Ka edhe miq të tij të ardhur nga Greqia.

Babai i Kaçifas nuk pranon të flasë për mediat shqiptare, por është intervistuar nga portale të vendit fqinj duke thënë se djali ishte patriot dhe ishte frymëzuar nga ushtarët grekë.

"Ai u frymëzua nga ushtarët grekë të periudhës '40-'41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek. Ai donte që fshati të kishte një frymëzim patriotik për helenizmin".

Në Bularat në vendin ku u vra Kostandinos Kaçifas është ngritur një lapidar ku të afërm dhe banorë të fshatit kanë vendosur lule dhe një flamur.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon