Surprise Me!

Krimet e Rënda sjellin në Tiranë për autopsi të detajuar trupin e ekstremistit grek

2018-10-30 0 Dailymotion

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që trupi i ekstremistit grek që u vra dy ditë më parë Kostandinos Kacifas të transportohet në Tiranë për një autopsi sa më të thelluar që të mos ketë asnjë kundërshtim nga familja.<br /><br />Ekspertiza do të kryhet nga mjekësia ligjore qendrore. Kërkesa e Krimeve të Rënda vjen dy ditë pas vrasjes së 35 vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16:00 të së martës që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke. Familja ka pajtuar një avokat grek dhe një mjek nga spitali i Janinës, të cilët do të ndjekin procesin e autopsisë që do të kryhet në Tiranë.<br /><br />Prokuroria shqiptare refuzoi hetuesit grekë që të bëhen pjesë e hetimeve për vrasjen e ekstremistit Kostandinos Kacifas. Burime nga Prokuroria thanë për Report Tv se pala greke ka shfaqur interes, por janë refuzuar. Sipas Prokurorisë, hetuesit grekë mund të vijnë vetëm në rolin e vëzhguesit, por jo aktivë në hetime.

Buy Now on CodeCanyon