?Ndërtoje dhe ata do të vijnë?. Tirana, kryeqyteti kulturor kozmopolitan i Ballkanit. Ky është titulli që gazeta britanike ?The guardian? ka zgjedhur për shkrimin që i ka kushtuar ndryshimit të Tiranës. Duke vlerësuar punën e kryebashkiakut, shkrimi është fokusuar te projekti i sheshit ?Skënderbej?, të cilin e ka konsideruar unik. Shkrimi i prestigjiozes britanike u vu edhe në qendër të fjalës së kryebashkiakut Veliaj gjatë dëgjesës për buxhetin në njësinë numër 10.

?Një nga gjërat që vihet re në mënyrë sistematike është sa i sigurt është ky qytet. Në Tiranë ka plot punë për të bërë, por ?The Guardian? dhe shumë media kritike po na thonë se ky qytet, pas zgjimit nga letargjia 4-vjeçare, sot është më i mirë?,tha kryebashkiaku.

Veliaj premtoi se puna për zhvillimin e Tiranës do të vazhdojë, por për këtë nevojitet shumica në Këshillin Bashkiak.

?Buxheti që po diskutojmë duhet të kalojë në Këshillin Bashkiak, në të cilin sot fatkeqësisht nuk kemi shumicën absolute. Jam i sigurt se ata të opozitës do të vijnë në ditën e votimeve, por duhet t?i pyesim: Ej, ku keni qenë? ...? Pse keni tre vite që nuk votoni asgjë në Bashkinë e Tiranës?, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin maksimalisht PS-në, si e vetmja mënyrë që ritmi i punëve në kryeqytet të mos ndalet.

Tv Klan