Surprise Me!

KQZ, mazhoranca: Kemi te drejte per dy propozime

2018-10-31 0 Dailymotion

?Një anëtar na takon ne?, tha Lulzim Basha një ditë më parë.

Për mazhorancën, ky qëndrim lidhur me dorëzimin e dy kandidaturave nga ana e socialistëve për 4 vendet vakante të krijuara në KQZ, është dëshmi se kryedemokrati as nuk i njeh ligjet dhe as nuk konsultohet.

Taulant Balla thotë se shumica në përputhje të ligjit ka bërë propozimet e saj, ndërkohe që janë në pritje që të njëjtën gjë të bëjë dhe opozita për dy vendet e tjera vakante që duhet të plotësohen me kandidaturat e ardhura prej tyre.

?Jane 4 vendeve, 2 na takojne ne si partia e vetme e mazhorancës pa aleatë, dhe 2 i takojnë opozitës. Ti sjelli kandidaturat dhe i kalojmë në komision?.

Basha la të kuptohet një ditë më parë se opozita nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi. Por shumica nuk duket e shqetësuar për këtë çështje, ndërsa vetë Balla nuk i kursen vlerësimet për punën e kryetarit aktual të KQZ Klement Zgurin në zgjedhjet e fundit.

?Bëri një punë shumë të mirë?.

Ishte po kjo shumicë që plotë një vit më parë nisi një procedurë për shkarkimin e tij e Klement Zgurit pasi ai nuk mblodhi KQZ për të shqyrtuar kërkesën për nderprerjen e mandatit të kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, kërkesë që duket se ka mbetur në sirtaret e Kuvendit pasi asnjëherë nuk u zyrtarizua.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon