Surprise Me!

Ora News - Zgjedhjet me 23 apo 30 qershor? Meta konsultohet me partitë për vendoret

2018-10-31 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti, Ilir Meta, ka thirrur në konsultime krerët e grupeve parlamentare të partive kryesore për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Konsultimet nisën sot në orën 11:15 me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Plot 30 minuta pas daljes nga Presidenca, Balla duke e falenderuar Metën për vijimin e kësaj tradite të krijuar ndër vite tha se kodi zgjedhor e përcakton qartë se zgjedhjet mund të mbahen të dielën e parafundit ose të fundit të qershorit, pra 23 ose 30 qershor.

Por, shtoi ai, diskutimi është përqëndruar në një propozim të operatorëve turistikë, të cilët kanë kërkuar një datë më të hershme se fundqershori.

Balla: Duke e falenderuar Presidentin për vijimësinë e një tradite shumë vjeçare. Kodi zgjedhor është i qartë në përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj-qershor, duke përcaktuar dy të dielat e fundit të qershorit si dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore.

Ka pasur nga operatorët turistikë një kërkesë të kahershme për një datë më herët se fund qershori, por sigurisht kjo është një çështje që i takon dakordësisë mes të gjithëve. Presidenti i Republikës do të bëjë këtë proces konsultash dhe shumë shpejt do të kemi datën. Ne nuk propozojmë datë sepse datën e përcakton Presidenti dhe kodi zgjedhor.

Pas Ballës, Meta zhvilloi konsultime me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho. Ky i fundit nuk foli për mediat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-lokale-2019-meta-kerkon-konsultime-me-palet-daten

Buy Now on CodeCanyon