Surprise Me!

Ora News - Zhbllokohet formimi i KLP, plotësohet numri i kandidatëve që kaluan vettingun

2018-10-31 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zhbllokohet ngritja e Këshillit të Larë të Prokurorisë. Prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda Bujar Sheshi, i cili kaloi pak ditë me parë vettingun ka kandiduar në limitin e fundit të afatit kohor të garës duke i hapur rrugë kështu ngritjes së KLP-së.

Deri tani ky organ ishte futur në ngërç pasi mungonte një kandidat nga Prokuroria e Apelit. Procesi i vetingut shkarkoi prokurorin e vetëm nga radhët e Apelit të kryeqytetit që kishte shfaqur interes, Luan Kaloçin dhe në këto kushte procedurat për konstituimin e KLP-së, ishin bllokuar.

Për t?i dhënë një zgjidhje situatës, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku hapi dy herë garën, duke iu bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë.

Gara e parë dështoi sepse nuk pati asnjë kandidaturë, ndërsa thirrja e dytë e Arta Markut rezultoi e sukseksshme pasi prokurori me karrierë Bujar Sheshi pranoi kandidimin vetëm pak ditë pasi u rikonfirmua në detyrë. Kjo do të thotë se për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk ka më asnjë pengesë për të mbajtur Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zhbllokohet-formimi-i-klp-plotesohet-numri-i-kandidateve-qe-kaluan-vettingun

Buy Now on CodeCanyon